• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agjenti i Yildiz: Bayerni u vonua, Reali e refuzoi! “Bingo” e Juventusit

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kenan Yildiz i ka bërë të gjithë për vete te Juventusi. Talenti turk, i cili feston 19-vjetorin e lindjes në majin e ardhshëm, realizoi gol në ndeshjen e parë si titullar në Serie A me Juventusin.

Sulmuesi zhbllokoi sfidën Frosinone-Juventus (1-2) falë një goli të bukur.

Agjenti i tij, Hector Peris Ros foli për adoleshentin e talentuar, i cili në muajin tetor debutoi edhe me kombëtaren turke (3 ndeshje, 1 gol).

“Kenan është një makinë e ndërtuar për të fituar. Është përgatitur që i vogël, ky është objektivi i tij i vetëm. Më kanë bërë përshtypje që në fillim mentaliteti dhe përulësia e pazakontë që ka.

Karakteristika që i hasim te pak njerëz. Bayerni u vonua për rinovimin. Gjithsesi, unë nuk arrij ta kuptoj si askush nuk arriti një akord me të pasi e mbylli me bavarezët…

Më kujton situatën që kaloi Pedri. Askush nuk e njihte. E dërguam në provë te Reali i Madridit, por ata na mbyllën derën!

Yildiz e refuzuan edhe të gjithë klubet gjermane që kishin një profil të fortë ndërkombëtar. E pabesueshme!”, u shpreh agjenti i sulmuesit turk. I cili vijon:

“E ardhmja? E imagjinoj këtu te Juventusi edhe pas 10 vitesh. Nëse Juventusi dëshuron një numër 10, Yildiz është një numër 10. Kenan është një djalosh që të bën të biesh në dashuri me të.

Next Post

Formacionet zyrtare Everton - Manchester City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.