• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agjenti shqiptar i propozon Milanit trajnerin e ri, një kampion Europe për pankinën kuqezi

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e fundit e majit po kalon në heshtje, ashtu si shumë të tjera këtë sezon për Milanin.Në ambientet rreth klubit kuqezi, mbizotëron ndjesia se po përgatitet një tjetër “revolucion”, por një prej atyre që ndryshojnë më pak sesa duhet. Çështja e parë është kush do të jetë pasuesi i Serxho Konseisaos.

Gazetari i njohur Alessandro Jacobone shkruan në profilin e tij “X” se tashmë është një kandidat për pankinën kuqezi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares, Roberto Mançini ku Italia fitoi edhe Europianin në 2020-ën. Ky emër është propozuar nga agjenti  i njohur me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani. Identiteti i kërkuar te Milani është ai i një trajneri fitues dhe Mançini sigurisht që ka përvojën e tij të larmishme me futbollin italian, kampionatin dhe lojtarët e tij. Kjo mund të përdoret për të krijuar siguri dhe stabilitet. 

Mbetet për t’u parë se sa idetë e tij mund të jenë të qëndrueshme për kuqezinjtë, por emri i tij është i pranishëm në listën e gjatë të trajnerëve të mundshëm të ardhshëm të Djallit.

Rikujtojmë që Fali Ramadani është bashkëthemelues dhe drejtor i agjencisë LIAN Sports Group, e cila është ndër më të mëdhatë në botën e futbollit. Kjo agjenci përfaqëson një sërë lojtarësh të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Kalidou Kulibali, Miralem Pjaniç, Leroi Sane, Romelu Lukaku dhe së fundmi portierin e Mançester Junajtid.

Andre Onana.Ramadani ka luajtur një rol kyç në transferimet e rëndësishme të lojtarëve në klubet elitare evropiane, si kalimi i Kulibalit nga Napoli te Çelsi dhe ai i Luka Joviç te Real Madrid. Ai një nga agjentët më me ndikim në futbollin evropian, veçanërisht në tregjet e Italisë, Gjermanisë dhe Ballkanit.

Next Post

Tjetër përforcim në repartin e mbrojtjes, Real Madridi synon futbollistin spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.