Sunday, 12. April 2026
Sport

AGK-ja e dënon gjuhën seksiste të Ismet Munishit ndaj gazetares Qëndresa Krelani

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i konsideron të papranueshme, denigruese dhe seksiste komentet e trajnerit të futbollit, Ismet Munishi bërë në një emision televiziv ndaj gazetares së sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qëndresa Krelani.

“Gjuha e tillë nuk ka vend në diskursin publik të asnjë sektori, dhe as në sport kështu që nuk duhet të lejohet”, shkruhet në reagimin e publikuar nga AGK, përcjell Lajmi.net.

  

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Krelani është vetëm njëra nga shumë pak gra që punojnë në gazetarinë sportive dhe kjo gjuhë shërben për dekurajimin e grave të tjera që të punojnë në këtë fushë.

Ismet Munishi krahas punws si trajner te FC Ferizaj është edhe analist i RTV Dukagjinit. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: