• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agravohet situata te Juventusi/ “Nuk e duroj dot”, lojtari del kundër Motës

02/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në shpërthimin e fuqishëm të Tiago Motës pas eliminimit të Juves nga Kupa e Italisë, bie në sy një fjali në lidhje me ekipin: juventus“Nuk mund të kërkosh pa dhënë diçka”. Një deklaratë që duket se ka për qëllim drejtpërsëdrejti dhomat e zhveshjes, sikur të ndihej i tradhtuar nga disa apo të gjithë lojtarët. Një ndjenjë që me sa duket rrezikon të jetë e ndërsjellë sipas asaj që është rikonstruktuar nga “Corriere della Sera” në artikullin e Masimiliano Nerozit i cili citon disa fjalë që një lojtar anonim i Juventusit, gjoja ia ka thënë në mirëbesim një mikut të tij. “Nuk e duroj dot Tiago Motën dhe nuk jam i vetmi”. Kështu mund të ketë thënë futbollisti bardhezi.

ZGJEDHJET- Asgjë personale apo thjesht teknike, thuhet në artikullin e gazetës italiane, duke qenë se disa lojtarë të Juventusit janë të sigurt se Tiago Mota “mund të bëhet një trajner i madh”, pavarësisht fjalëve për një menaxhim të keq të një grupi që nuk po bind më dhe që i ka mërzitur disa lojtarë. Mes tyre edhe “lojtarin anonim të Juventusit” që më pas shprehet. “Nuk di kurrë çfarë të presësh, nga titullar përfundon deri në 90 minuta në stol”. Praktikisht një akuzë e pastër për zgjedhjet që bën për trajneri bardhezi.

KRITIKAT- Dhe në fakt mes kritikave të bëra ndaj trajnerit italo-brazilian, të konfirmuara edhe nga Xhuntoli, është pikërisht ajo e ndryshimit të tepërt të formacionit, qoftë edhe nga një ndeshje në tjetrën. Mota po vazhdon me filozofinë e tij duke këmbëngulur shumë në shkathtësinë e disa elementëve që, nga pikëpamja e vazhdueshmërisë, rrezikon të shndërrohet në një pikë të dobët, sepse Juventusi tregon se ende nuk ka arritur të gjejë një identitet.

OBJEKTIVI- Nga Liga e Kampioneve te Kupa e Italisë, pasi u eliminua dhe në Superkupën e Italisë në gjysmëfinale, i vetmi objektiv i mbetur është minimumi i kërkuar, pra arritja e vendit të katërt. Në rast se as kjo nuk arrihet, e ardhmja e Tiago Motës në Torino jo vetëm që do të rrezikohej seriozisht, por shanset janë më të larta që të largohet mes dështimit se t’i besohet edhe një tjetër vit. Megjithatë, fjalët e publikuara nga mediat italiane, konfirmojë ambientin e turbullt.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi vendos të vazhdon kontratën me Inter Miamin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.