• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agron Dida, është zgjedhur kryetar i FASK-ut

25/01/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Dida do të jetë kryetar i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK) me mandat katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për dy mandate tjera.

Dida në këtë post është zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor, të mbajtur të shtunën, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër, sikur edhe që nuk ka pasur kundër kandidat.

Në këtë detyrë, ai e ka pasuar Ismet Rexhepin.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, ndërsa ajo që mund t’u them tash është se do ta jap maksimumin tim për të mirën e auto sportit të Kosovës. Nuk duhet të japim premtime të mëdha, por duhet të punojmë shumë.

Do të angazhohemi për avancimin e këtij sporti në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

Do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha institucionet, në veçanti me të MKRS-në për të nisur dhe realizuar sa më parë idenë e ndërtimit të pistës së mbyllur”, ka thënë Dida pasi është zgjedhur kryetar i FASK-ut.

Ai ka shtuar se mënyra e vetme për t’i realizuar synimet është vetëdijesimi i të gjithë anëtarëve të komunitetit të auto sportit, me trajnime, seminare e përkushtim maksimal.

Në postin e nënkryetarit janë zgjedhur Menduh Daka dhe Gazmend Gashi, ndërsa anëtarë të Bordit janë edhe Artan Hajredini, Blerim Gashi, Bujar Hyseni, Faton Hyseni dhe Shyqeri Zatriqi.

Është zgjedhur edhe Këshilli Mbikëqyrës, në përbërje: Nexhat Kovaçi, Batije Shala dhe Muhamed Morina.

Next Post

Superkompjuteri zgjedh fituesin e Championsit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.