Sunday, 16. August 2026
Sport

Agron Kuka rizgjidhet President i Federatës së Xhudos

GS 25/01/2025 1 Min. Lesezeit

Agron Kuka është rizgjedhur President i Federatës së Xhudos së Kosovës, për një tjetër mandat në krye të sportit më të trofeshëm olimpik, në vendin tonë.

E veçanta e këtij Kuvendi Zgjedhor është inkuadrimi në Bordin e ri të Federatës edhe i Majlinda Kelmendit si anëtare dhe Driton Kukës si anëtar, dy figurat qendrore të suksesit të xhudos në arenën ndërkombëtare.

Bordi i ri i FXHK-së përbëhet nga këta anëtarë:

1. Agron Kuka – Kryetar

2. Remzi Begu – Nënkryetar i Parë

3. Anton Cena – Nënkryetar i Dytë

4. Driton Kuka – Anëtar

5. Majlinda Kelmendi – Anëtare

6. Fatos Tabaku – Anëtar

7. Mustafë Veseli – Anëtar

8. Linda Cena – Anëtare

9. Distria Krasniqi – Përfaqësuese e Sportistëve

Dy anëtarë të tjerë do të emërohen nga Kryetari i Federatës, në përputhje me statutin e Federatës.

Gjatë Kuvendit u diskutua mbi vitin që lamë pas, përfshirë sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Federata.

Teilen: