Tuesday, 5. May 2026
Sport

Agron Selmani takon legjendën boshnjake, Musemiq

GS 10/01/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i futbollit në Kosovë, Agron Selmani, ka takuar në Sarajevë ish futbollisti dhe trajnerin e mirënjohur boshnjak, Husref Musemiq.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan për futbollin në tërësi.

Selmani ka marrë pjesë në seminarin treditor në kryeqytetin boshnjak.

“Edukimi i vazhdueshëm profesional është i domodoshëm, obligativ dhe mbi të gjitha i nevojshëm por një aktivitetit sportiv profesional të dinjitetshëm!

Unë jam në Sarajevë në seminarin treditor, i vlefshëm për vazhdimin e validitetit të UEFA PRO Licencës i cili përfundoj sot me sukses!”, ka thënë Selmani.

Teilen: