Sergio Aguero ka kritikuar klubin e Real Madridit për vendimin e bojkotimit të mbrëmjes gala të “Topit të Artë”.
Argjentinasi beson se ky ishte një gabim i madh nga “Los Blancos”.
“Trofeu ishte i merituar. Rodri është lojtari më i mirë në botë sot për sot. Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin. Ata ndihen të privilegjuar”, ka deklaruar Aguero.
“Madrilenët janë xhindosur, sepse kanë marrë vesh lajmin paraprakisht.
Kjo nuk shkon. Futbolli nuk është vetëm për një klub në botë, e përsëris”, ka thënë ish-lojtari i Manchester City.