Saturday, 14. March 2026
Sport

Ai dërgoi Mbape te PSG, Leonardo i ka idetë e qarta: Ka ardhur koha të largohet, pak rëndësi ka si

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kilian Mbape është padyshim emri më i diskutuar i merkatos së verës, pasi PSG po planifikon të shesë futbollistin francez meqë ai refuzon të rinovojë. Për këtë temë ka folur edhe ai që e ka afruar francezin në radhët e këtij klubi, braziliani Leonardo, i cili ishte për shumë vite drejtori sportiv i parisienëve.

asdsadddsasdadas

Duke folur për “L’Equipe”, ai shprehu bindjen e tij se tashmë ishte momenti që Mbape të largohej nga ky klub.

“Për të mirën e PSG-së, është momenti që Mbape të largohet, nuk ka rëndësi se si. PSG ekzistonte para tij dhe do të ekzistojë pa të. Ai ka 6 vite në Paris dhe ka 5 skuadra që nuk kishin Mbape dhe kanë fituar Ligën e Kampioneve.

Mbape është një lojtar i madh, por nuk është një lider. Ai është një golashënues i madh, por nuk është krijues. Është e vështirë që të ndërtosh një skuadër rreth tij”, tha Leonardo.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: