Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, beson se blerja më e re e këtij sezoni, Morgan Rogers, do të ketë një impakt të madh te londinezët këtë sezon. Ai e ka nisur mbarë aventurën e tij në Premier League këtë sezon, me dy gola e 2 asist.
“Rogers do të jetë një lojtar kyç për gjashtë, shtatë vitet e ardhshme. Tani për tani, ai ka pasur një ndikim të madh. Dhe, ai duket shumë i lumtur gjithashtu, kështu që kjo është e rëndësishme“, deklaroi trajneri spanjoll.
“Kimia e tij me të gjithë ekipin është e shkëlqyer, kimia me partnerët e tij në sulm është fantastike dhe kjo ka ndodhur në një kohë kaq të shkurtër, gjë që na jep shumë shpresë për të ardhmen”, tha Alonso.
“Nëse flasim për planifikimin e skuadrës, bëhej fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha. Vendimi i ardhjes së Morgan ishte shumë i madh ,për të marrë një lojtar të nivelit dhe pranisë së tij për të ardhmen”, tha spanjolli.