Friday, 13. February 2026
Moto GP

“Ai është gjallë, më në fund e pamë Edersonin” Komentatori arab u tall keq me Real Madridin

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Manchester Cityt arriti fitore të thellë mbrëmë ndaj Real Madrid me rezultatin 4 me 0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Në minutat e para të pjesës së parë, portieri i klubit anglez, Ederson vërtetë nuk u pa fare, shkruan Lajmi.net

  

Komentatori arab u tall me klubin e Carlo Ancelottit.

“Faleminderit Zot, ne e pamë Edersonin. Ai është gjallë, po e godet topin dhe po qëndron aty”, ishin fjalët e komentatorit arab gjatë ndeshjes dhe ishte minuta e 27’të, kur ne vërtetë pamë portierin brazilian.

Kujtojmë që në finale Manchester City do të luaj ndaj Interit më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

@ziipiiz Madrid getting destroyed fr #football #soccer #fyp #foryou #championsleague #upamaguire ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

  


Teilen: