Friday, 27. March 2026
Sport

“Ai është një nga më të fortët në Evropë”, Ancelotti shpjegoi pse Reali nuk iu bashkua luftës për Osimhen

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pas largimit të Benzemas, Real Madrid mbeti pa sulmues.

Ancelotti lavdëroi nigerianin, por në të njëjtën kohë shpjegoi pse Reali nuk hyri në luftë për lojtarin e Napolit:

“Osimhen është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë, por ne as që e kemi menduar për të. Fakti është se ne vendosëm të kompensojmë largimin e Benzemas me transferimin e Bellingham.

Ndërsa Jude justifikon plotësisht fondet e shpenzuara për të. Në dy ndeshjet e para zyrtare për “klubin mbretëror” anglezi shënoi tre gola dhe dha një asistim. /G.D abcnews.al/

Teilen: