Në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS, Fenomeni Ronaldo, përgëzoi Spanjën për paraqitjen e bërë në Botëror dhe u shpreh me bindje të plotë se e meritonte plotësisht titullin e saj botëror.
Kur u pyet për garën për “Topin e Artë”, Ronaldo, nuk ka asnjë dyshim se fituesi duhet të jetë Rodri, MVP-ja i Botërorit.
“Rodri është padyshim favoriti për të fituar Topin e Artë. Ai ishte lojtari më i mirë i Spanjës gjatë Kupës së Botës, gjë që i jep atij një avantazh të konsiderueshëm. Ai ka gjithçka që duhet për ta ngritur përsëri trofeun”, tha legjenda braziliane Ronaldo.
Teilen: