Tuesday, 25. August 2026
Futboll

“Ai nuk është në shitje për mua”, i preferuari i Spalletti-t drejt Arabisë Saudite?

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Francisco Conceicao mund të jetë një nga lëvizjet e bujshme të ditëve të fundit të merkatos. Fabrizio Romano, por edhe burime të tjera mediatike bëjnë me dije se anësori portugez është objektivi kryesor i Al-hilal për të forcuar krahët e sulmit.

Edhe pse për trajnerin Luciano Spalletti, Conceicao është i pashitshëm, një ofertë unduese e klubit saudit mund të ndryshojë komplet situatën. “Conceicao nuk është në shitje për sa i përket meje. Pati një moment kur të gjithë ishim në treg, përfshirë edhe mua, sepse nuk u kualifikuam për Ligën e Kampionëve. Pastaj drejtorët balancuan llogaritë, Conceicao është një lojtar i fortë të cilin duam ta mbajmë”, u shpreh Spalletti pas fitores në transfertë ndaj Frosinone.

Deri tani nuk ka ende një ofertë zyrtare nga ana e Al-Hilal, por emri i Conceicao ndodhet në tavolinën e Al-Hilal. Klubi saudit po ndjek edhe Gabriel Martinellin. Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Arsenalin për anësorin brazilian, atëherë Al-Hilal do të hidhet i gjithi në “sulm” për Conceicao-n.

Teilen: