• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Ai po pret’ – sqarohet qëndrimi i Amrabat në mes të betejës së Manchester United dhe Liverpool për marokenin

18/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat, ndërsa Man United duket se ka ngecur në marrëveshje.

Fabrizio Romano ka folur në kanalin e tij në You Tube për marokenin, duke thënë se ai është ende duke pritur që Djajtë e Kuq të bëjnë një lëvizje për të.

Amrabat ka rënë dakord për kushtet personale me Man United tash e një kohë, por tani Djajtë e Kuq duhet të bëjnë një ofertë për të te Fiorentina.

“Liverpool e di se sa duhet për të nënshkruar me Sofyan Amrabat – nga ana e klubit dhe nga ana e lojtarit”.

“Tani i mbetet Liverpoolit. Ata nuk kanë paraqitur ofertë për Fiorentinën dhe nuk kanë paraqitur ofertë për lojtarin. Pra, le të shohim nëse Liverpool do të koncentrohet te Amrabat apo do të shkojë për një lojtar tjetër”, ka shkruar Romano për situatën e Liverpoolit.

Ai u ndal pastaj edhe te Manchester United, të cilët nuk po bëjnë ofertën.

“Për momentin, Amrabat mbetet në pozicionin e tij – ai i ka thënë po Man United në fund të qershorit, por janë gati dy muaj duke pritur dhe pritur dhe pritur. Pra, topi është te Man United. Amrabat është duke pritur për Man United, por tani, ata duhet të paraqesin një ofertë”, shkroi ai.

Djajtë e Kuq thuhet se duhet të shesin mesfushorë të shumtë për të nënshkruar me Amrabat dhe po përpiqen të zgjidhin situatën e Donny van de Beek pas shitjes së Fred te Fenerbahce.

Next Post

“Bufon është vlerë e shtuar në Kombëtare”, Kielini komenton dorëheqjen e Mançinit: U habita, koha do të zbulojë të vërtetën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.