• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ajax-Lazio në RTSH, Baroni: Do të jetë një ndeshje spektakolare

12/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes kundër Ajaksit, trajneri i Lazios, Marco Baroni ka folur për ndeshjen dhe momentin që po kalojnë bardhekaltërit.

“Ne nuk jemi të frikësuar, por të përqendruar te puna dhe rritja. Nëse ka pasur një përshpejtim në këtë proces, ua detyrojmë lojtarëve, ata janë krijuesit kryesorë. Jam i qetë sepse shoh se si funksionon ekipi.

Çdo ndeshje na jep ndërgjegjësim. Ne jemi këtu duke luajtur kundër një ekipi me histori, është një shkollë që krijoi një filozofi. Këto janë ndeshje që ne duam t’i luajmë, pastaj ato na japin atë rritje si individualisht dhe kolektivisht, e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por bukuria është pikërisht këtu.

Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Ajax-it, ne përballemi me një ekip që ka një kulturë loje. E dimë se ka individë të rëndësishëm në fushë, por edhe një kolektiv të shkëlqyer. Pjesa e vështirë do të jetë në fushë, do të jetë një ndeshje e hapur sepse do të takohen dy skuadra që luajnë dhe do të përballen ballë për ballë. Do të ketë një shfaqje të mirë në fushë”, ka thënë mes të tjerash Baroni.

Kujtojmë që sfida Ajax-Lazio do të transmetohet në RTSH 1 në orën 21:00.

Next Post

Mota: Fitore me shpirt kundër Sitit, nuk kam përjetuar kurrë si këto emocione

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.