Prej disa kohësh tashmë, akademitë angleze të futbollit po prodhojnë vazhdimit talente premtues në botën e futbollit, ku rasti më i fundit është ai i 19-vjeçarit të Manchester City, Carlos Borges, i cili shënoi 29 gola e dhuroi 18 asistime, në 33 përballjet me skuadrën U-21 të “qytetarëve”.
Mirëpo, duke qenë se kampionët e Evropës janë një ekip i tejmbushur me “yje”, bordi i “qytetarëve” vendosi ta lërë Borges të largohet, teksa për të interesoheshin “gjigandët” holandezë të futbollit, Ajax.
Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “tulipanët” nuk e ndalën interesimin e tyre dhe tanimë kanë arritur një marrëeshje me kampionët e City, për trasnferimin e 19-vjeçarit.
Klubet kanë gjetur akordin me njëri-tjetrit për shifrën e 19.8 milionë eurove dhe tanimë e vetmja gjë çka mbetet është arritja e marrëveshjes personale me lojtarin, si dhe kryerja e testeve mjekësore, e më pas prezantimi i lojtarit.