Këtë të enjte po zhvillohen takimet e dyta të raundit të 1/16-ave të Conference League, ndërsa janë mësuar tre ekipet e para që siguruan kalimin në fazën tjetër.
Ajax kualifikohet në 1/8-at e Conference League pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 4-3 ndaj Bodo/Glimt.
Takimi i parë mes tyre u mbyll me barazimin 2-2, ndërsa takimi i dytë u mbyll pas shtesës me rezultatin 1-2, ndërsa vlen të theksohet se koha e rregullt e përballjes së dytë përfundoi në “paqe”, më saktë me rezultatin 1-1.
Ishte Ajax që gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, me Berghuis që zhbllokoi sfidën në minutën e 34’.
Megjithatë në minutën e 48’ Sutalo u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin holandez me dhjetë lojtarë.
Numri i lojtarëve u barazua nga Bodo/Glimt, pasi Gronbaek mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 66’, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.
Norvegjezët vazhduan me sulmet dhe ia dolën që të gjenin golin e barazimit në minutën e 83’ me Berg, i cili e çoi ndeshjen në shtesë.
U desh minuta e 114’ që Taylor të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të vuloste këtë sfidë, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së Ajax dhe duke eliminuar Bodo/Glimt nga Conference League.
1/8-at e Conference League i prek edhe Dinamo Zagreb që eliminoi Real Betis, me ndeshjen e parë mes tyre që u mbyll me rezultatin 1-0, teksa takimi i dytë me barazimin 1-1, pra me një rezultat të përgjithshëm 2-1.
Skuadra tjetër që prek fazën e 1/8-ave është edhe Servette që fitoi me rezultatin e përgjithshëm 1-0 ndaj Ludogortes, me këta të fundit që mbyllën rrugëtimin në këtë kompeticion.