Ajaxi i Amsterdamit po kalon një periudhë ndryshimesh të thella. Klubi më i madh në Holandë po nis një revolucion, siç raporton SPORT, dhe drejtuesit po mendojnë që Xavi Hernandez të zëvendësojë John van ‘t Schip, i cili njoftoi se do të largohet nga pankina që më 30 qershor.
“Harkëtarët”’ po kalojnë një moment sportiv mjaft kompleks, janë jashtë garës për titullin e Eredivisies dhe jashtë zonës Champions. Ndaj duhet të nisë një projekt i ri në të cilin nuk figuron vetëm emri i trajnerit aktual të Barçës, por edhe ai i Jordi Cruyff.
Tetë vjet pa Johan Cruyff
Në fakt, dëshira e drejtuesve të klubit holandeze është të emërojë trajner Xavin dhe Jordi Cruyff në rolin e drejtorit sportiv. Të dy bënë një punë të madhe në te “Blaugranat”, ku me shumë pak burime financiare mundën të joshnin futbollistë si Christensen, Gündogan apo Kessie (lojtarë të lirë). Ata të dy flasin të njëjtën gjuhë futbolli dhe kjo është diçka që Ajaxi e merr parasysh kur planifikon të ardhmen e afërt.
Duhet pranuar se mbiemri Cruyff është shumë sugjestionues në Amsterdam, megjithëse klubi holandez e sheh Jordin si një person me profilin e tij, që ka arritur të fitojë respektin e botës së futbollit përtej emrit të babait Johan.
Te Barça, Joan Laporta bëri gjithçka që ishte e mundur për ta mbajtur atë, diçka që po përpiqet ta bëjë edhe me Xavin.
Sot, asgjë nuk ka ndryshuar, Xavi planifikon të largohet nga klubi verën e ardhshme dhe të mos respektojë vitin e mbetur në kontratën e tij. Nëse krijohen të gjitha rrethanat, trajneri aktual i Barçës mund të nisë një bashkëpunim të ri me Jordi Cruyff në “Johan Cruyff Arena”.