• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ajet Shosholli e kishte rikthyer Mensur Nexhipin e lënë anash çuditërisht, Vishnjevcit ia treguan derën!

22/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prapaskenat e vitit 1984 dalin në sipërfaqe.

Vukashin Vishnjevci pas humbjes së Prishtinës me rezultat 5:0 në Shkup nga Vardari pikërisht me 18 nëntor (java e 13-të) në vitin 1984, iu tregua dera!

Vishnjevci u shkarkua nga pozita e kryetrajnerit, i cili ishte i padëshiruar për një pjesë të futbollistëve.

Dhe çuditërisht në atëkohë, e kishte lënë anash prej futbollistëve më të mirë, Mensur Nexhipin, madje nuk ishte as në 16-sh!

Largimi i Vishnjevcit dhe ardhja kryetrajner e Ajet Shoshollit, gjithçka ndryshoi për të mirë.    

Ajet Shosholli e riktheu Mensur Nexhipin e lënë anash çuditërisht.

Nexhipi veçse shpërtheu me tre gola në dy ndeshje!

Së pari u paraqit titullar kundër Cërvena Zveëzdës (në Prishtinë, me 21 nëntor të vitit 1984), ndeshja përfundoi baras (1:1).

Pastaj në Nikshiq ka luajtur baras (1:1) me Sutjeskën, ku Mensur Nexhipi ka barazuar rezultatin në minutën e 55-të (java e 15-të). Java e 16-të, Prishtina si vendas me 2 dhjetor e mposhti RIjekën me rezultat 3:0 falë dy golave të Mensur Nexhipit dhe një të Fadil Vokrrit.

Ajo që ishte edhe më bukur, nuk kishte më shumë se një muaj që Rijeka në garat evropiane si vendase e pat mundur me 3:1 Real Madridin, ndërsa në Prishtinë pësojnë humbje të thellë (3:0). 

Një Lojtar si Nexhipi ishte lënë anash nga një trajner maqedonas siç ishte Vushnjevci por me ardhjen e Shoshollit gjërat ndryshuan dhe morën kahjen e duhur, e ktheu Nexhipin në vendin e merituar, në pozitën e titullarit.

Next Post

Zyrtare: Ylli i madh i bashkohet Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.