• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ajet Shosholli: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë emocione të posaçme

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosovë – Zvicër, përballje që pritet me emocione të mëdha.

Sonte në mbrëmje (20.45) Kosova ndeshet me Zvicrën në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Zvicra është lideri i Grupit me 10 pikë, ndërsa Kosova renditet në pozitën e pestë me 3 sosh.

Image

Shaqiri e Xhaka

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991 dhe kryetrajner i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri në edicionin 1984 – 1985, me padurim e pret sfidën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Sigurisht është një ndeshje emocionale, ashtu për të dy palët, pasi që dy të ekipet me shqiptarë, është një numër mjaft i madh. 

Pikësëpari shpresoj në një ndeshje korrekte, natyrisht të dy palët do të tentojnë rezultat pozitiv, rezultatin e plotë që është normale dhe sportive”, thotë Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Zvicra është favorite në përballje me Kosovën. 

Është ndeshja e parë zyrtare që luhet mes këtyre dy ekipeve për pikë, hiq miqësores së fundmarsit të vitit 2022. 

“Mendoj se Zvicra ka ekip shumë të mirë dhe prej fillimit është favorite, por nuk do të thotë që ekipi ynë e ka një ngelje shumë më tepër për kualifikim, megjithatë është një motiv për një paraqitje të mirë dhe mundësisht të korrin rezultat pozitiv por që do të jetë shumë vështirë. 

Besoj se edhe publiku do të kënaqet me futboll, natyrisht besoj se shumica janë për rezultat pozitiv të Kosovës, mirëpo edhe në anën tjetër, edhe nëse ndodhë diçka e paparaparë, besoj që nuk do të zhgënjehen sepse kështu e ka sporti.

Futbolli është i tillë, vijnë kësi ndeshje të tilla, ku përballen idhujt e dy palëve në dy anët.

Le të fitojë kush është më i miri për këto 90 minuta të paraqitjes”, ka nënvizuar trajneri i mirënjohur.

Emocion tjetër është paraqitja e yjeve nga Kosova në petkun e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka, pa e harruar edhe Uran Bislimin e Ardon Jasharin.

A është një emocion për Shaqirin dhe Xhakën?

“Sigurisht edhe ata kanë emocione të posaçme, megjithatë janë profesionistë.

Ata sigurisht do të japin me të mirën për kombëtaren e Zvicrës, janë edhe deklaratat e tyre, nëse shënojnë nuk do të festojnë goli, do t’i lënë bashkëkojtarët e tyre të festojnë, ky është një respekt ndaj Kosovës”, ka përfunduar Shosholli.

Next Post

Neymar flet pasi thyen rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit: “Nuk jam më i mirë se Pele”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.