Saturday, 28. February 2026
Sport

Ajeti “abonohet” me golin, mbrojtësi shqiptar shënon sërish në Turqi

GS 28/02/2026 1 Min. Lesezeit

Arlind Ajeti duket se është abonuar me golin këtë sezon në Ligën e Parë turke. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bodrumsporit në kampionat.

Ajeti ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 53-të në transfertën kundër Hataysporit, sfidë që u fitua nga Bodrumspor me rezultatin 3-1.

Ky ishte goli i 4-t sezonal i Ajetit në kampionat në 25 ndeshje që ka luajtuar me fanellën e Bodrumsporit në Ligën e Parë Turke.

Teilen: