• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ajeti me oferta nga Turqia e Arabia Saudite

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri klube nga tri vende të ndryshme kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti.

Bëhet e ditur se Cluji ka marrë ofertë për Ajetin, kartoni i të cilit vlerësohet 1 milionë euro pasi 30-vjeçari ka kontratë me ekipin rumun deri në vitin 2025.

Emrat e klubeve nuk janë bërë të ditura, por mësohet se një klub nga Turqia, një nga Arabia Saudite dhe një tjetër nga Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkojnë shërbimet e Ajetit.

Te Cluji janë të gatshëm ta shesin Ajetin, i cili tregoi paraqitje të mira në “Euro 2024” me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Ajeti ishte i pazëvendësueshëm te Shqipëria në të trija ndeshjet e Grupit B, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Ai ka 28 paraqitje dhe një gol të shënuar për kombëtaren shqiptare kurse është pjesë e skuadrës së Clujit prej verës së vitit të shkuar.

Me fanellën e Clujit, Ajeti ka regjistruar 25 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola në të gjitha garat.

Next Post

Brondby – Llapi: Dickinson nga Skocia, gjyqtari kryesor i takimit!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.