• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akanji: Sezoni nuk ka mbaruar, por nuk po mendojmë më për titullin

27/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

A do të dalë Manchester City nga kriza? Më pak se dy muaj më parë do të ishte një pyetje absurde, megjithatë skuadra ‘yjore’ e Pep Guardiolës ka pësuar shumë goditje dhe ka rënë në mënyrë të pashmangshme në vendin e shtatë në Premier League-s, madje edhe jashtë zonës evropiane.

Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Anglisë, Manuel Akanji, ka folur për Amazon Prime për të analizuar barazimin 1-1 ndaj Evertonit:

“Mendoj se bëmë shumë më tepër për ndeshjen. Krijuam shumë raste, fatkeqësisht arritëm të shënonim vetëm një gol. dhe pësuam një gol nga asgjë, por kështu e ka futbolli. Sot ishte një ndeshje në të cilën mund të kishim shënuar tre ose katër gola. Por të them të vërtetën, rrezikuam të humbisnim në minutën e fundit. Ne po përpiqeshim të sulmonim, por mendoj se ishte si 6 kundër 2 para portës. Duhet të besojmë deri në momentin e fundit se mund ta fitojmë ndeshjen”.

Për shpresat e City-t për titull: “Sezoni nuk ka mbaruar, por nuk është një objektiv për ne për momentin. Ne duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje dhe ndeshja e radhës kundër Leicesterit nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht duke marrë parasysh formën që kemi. Ne duhet të fokusohemi në aspektet pozitive, kemi bërë shumë gjëra mirë”.

Next Post

Real Madrid “piketon” një tjetër “xhevahir”, mbrojtësi i Benfica në shënjestrën e “galaktikëve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.