Vetëm pak javë kanë mjaftuar që Manuel Akanzhi të fitojë besimin e plotë të Interit.
Mbrojtësi zviceran, i ardhur në fund të merkatos nga Manchester City me formulën e huazimit dhe të drejtë blerjeje, është përshtatur menjëherë në sistemin e trajnerit Kristian Kivu, duke treguar siguri dhe personalitet në mbrojtje.
Performancat e tij kanë bindur drejtuesit zikaltër, të cilët tashmë po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes përfundimtare, të vlerësuar rreth 15 milionë euro.
Klubi dëshiron ta mbyllë marrëveshjen para përfundimit të sezonit për të shmangur konkurrencën e mundshme nga klubet angleze.
Akanzhi, 29 vjeç, pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.
Një investim i rëndësishëm që tregon qartë besimin e Interit tek ish-mbrojtësi i Cityt, tashmë bërë një pikë e fortë e prapavijës zikaltër.