• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akil Gjakova me synime të mëdha në Olimpiadë

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në paraqitjen e tij të dytë në Lojërat Olimpike, xhudisti Akil Gjakova ka pranuar se synon të kthehet me medalje nga kjo ngjarje e madhe sportive që mbahet në Paris.

Në Olimpiadën e Parisit, Gjakova është njëri prej pesë xhudistëve të kualifikuar me normë olimpike dhe prej të cilëve pritet medalja në këtë ngjarje.

Ai do të paraqitet në kategorinë deri 73 kilogramë dhe do të garoj më datën 29 korrik. Për Akilin, kjo është hera e dytë që paraqitet në Lojërat Olimpike pas debutimit në Tokio katër vjet më parë.

Në Olimpiadën e Tokios, Gjakova doli i shtati në kategorinë e tij kurse në Paris synim mbetet podiumi.

“Këtë herë kam përmiësuar shumë gjëra dhe synimi kryesor është medalje. Jam i bindur se gjithçka do të shkoj shumë mirë”, ka thënë ndër të tjera Gjakova.

Akili së bashku me Nora Gjakovën, do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që mbahet të premten mbrëma.

 

Next Post

Analiza/ Leverkusen forcon mesfushën, Bajern Mynih i etur për “hakmarrje”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.