Xhudisti Akil Gjakova nuk ka avancuar përtej raundit e dytë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjakova u paraqit në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa u ndal në raundin e dytë nga Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit, i cili është prej më të mirëve në botë.
Heydarov fitoi ndaj Gjakovës me Ippon, ndërsa ishte bartësi i parë i Botërotit. Gjakova pa telashe e kaloi raundin e parë, duke e mposhtur garuesin e Gambisë, Faye Njie.
Ndërkohë, të martën në Botëror do të garoj Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. Gjakova e Fazliu janë garuesit e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në këtë Botëror. Ishte e paraparë të merrte pjesë edhe Loriana Kuka, por që është tërhequr në momentet e fundit për shkak të lëndimit.