Friday, 17. April 2026
Sport

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

GS 17/04/2026 1 Min. Lesezeit

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionat Evropian të xhudos.

Të premten në Tbilisi të Gjeorgjisë, Gjakova u mposht në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ai u përball me turkun Bilal Çiloglu, që realizoi hedhje pak para fundit.

Në përgjithësi lufta ishte e fortë dhe e barabartë. Por xhudisti turk shfrytëzoi një moment pakujdesie të Gjakovës dhe realizoi hedhjen e fitores. Ai fitoi me uazari.

Akili e nisi me fitore me Ippon ndaj austriakut Samuel Gassner.

Edhe luftën e dytë xhudisti kosovar e fitoi me Ippon. Pas 7.15 minuta luftë e mposhti britanikun Benjamin Levy.

Pësoi në çerekfinale nga legjenda gjeorgjiane, Shavdatiashvili por në luftëne parë të repesazhit fitoi ndaj Osmanovit të Moldavisë.

Të premten garuan edhe Dardan Cena e Laura Fazliu, por që u ndalën herët.

Teilen: