Sunday, 16. August 2026
Sport

Akil Gjakova siguron medaljen e argjendtë për Kosovën, mposhtet në finale

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudisti kosovar u ndal vetëm në finale nga xhudisti nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.

Ai mori tri penalizime që ia pamundësuan medaljen e artë.

Paraprakisht, Distria Krasniqi e fitoi të bronztën, kurse për vendin e tretë do të luftojë edhe motra e Akilit, Nora Gjakova.

Teilen: