Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova është dërguar në mbajtje. Akili ka arritur pak para mesnate në Kosovë duke u vetdorëzuar, pak orë pasi ishte shpallur si person në kërkim.
Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Pas publikimit të personit në kërkim Akil Gjakova, i njejti mbrëmë në orët e vona është dorëzuar në pikën kufitare në Vërmicë, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, deklaroi për ‘GazetaBlic’ zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
/GazetaBlic Sport/