Wednesday, 8. April 2026
Sport

Akili me Ippon kalon në çerekfinale

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Akil Gjakova është kualifikuar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë të kategorisë deri 73 kilogramë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Pasi kapërceu pengesën e parë, Gjakova avancoi edhe prej xhiros së dytë për të prekur çerekfinalen.

Në xhiron e dytë, Gjakova me Ippon triumfoi ndaj garuesit të Austrisë, Samuel Gassner.

Akili gjatë tërë kohës tregoi vendosmëri dhe ishte i vendosur për ta kaluar edhe këtë pengesë dhe atë e arriti në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

 

Teilen: