Wednesday, 13. May 2026
Sport

Akili vazhdon, Nora eliminohet

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Akil Gjakova ka avancuar në xhiron e dytë të turneut olimpik të xhudos në Paris.

Akili në xhiron e parë, triumfoi ndaj brazilianot Daniel Cargnin, të cilin e mposhti me Ippon në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ndërkohë, kampionia olimpike, Nora Gjakova ishte e pafat pasi u eliminua në xhiron e parë të kategorisë deri 57 kilogramë.

Nora e kishte përball mongolezen , Enkhriilen Lkhagvatogoo dhe u eliminua në kohën shtesë pasi mori tri dënime për pasivitet.

Teilen: