Thursday, 14. May 2026
Sport

Akili Vining shpallet “MVP i Publikut”

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan, Akili Vining është përzgjedhur më i miri për ndeshjen e dytë të serisë finale mes Trepçës dhe Bashkimit në “play-offin” e Superligës së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të enjten ka njoftuar se Vining është zgjedhur “MVP i Publikut” për duelin e dytë Trepça – Bashkimi, të cilin e fitoi ekipi nga Mitrovica me shifrat 93:83.

Vining është zgjedhur lojtari më i miri nga ndjekësit në rrjetet sociale të FBK-së, pasi është vlerësuar si më i merituari për triumfin e Trepçës.

Amerikani ndeshjen e mbylli me 26 pikë, 3 kërcime e 1 asistim kurse Trepça pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë seri finale, avancon 2:0 përballë Bashkimit.

Trepçës për ta mbrojtur titullin e kampionit, i duhen edhe dy fitore kundër Bashkimit por tani seria bartet në Prizren, me dy ndeshjet e ardhshme që do të zhvillohen në palestrën “Sezai Surroi”.

 

Teilen: