Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita fitoi derbin e madh kosovar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas takimit, Vavalis u shpreh tejet i lumtur me angazhimin e lojtarëve dhe tha se e merituan fitoren.
“E rëndësishme, fitorja e tretë radhazi, jam i lumtur sepse kam lojtarë të mirë, kemi vuajtur shumë – kemi pasur disa rezutlate të këqija, por ne e merituam fitoren. Ky është derbi, është lojë nervash, në pjesën e parë nuk patëm shumë raste, në pjesën e dytë kishim raste dhe krijuam”, tha fillimisht Vavalis për Sport1.
Në fund, ai potencoi se tre pikët janë shumë të rëndësishme për ecurinë e ekipit.
“Është me rëndësi për mua, për tifozët, unë nuk jam shumë emocional dhe për mua ishte e mirë sot. Më e mira sot ishte që morëm tre pikë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport