• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akord 3-vjeçar me Bajernin, Kompani gati të sjellë Grilish/ Zbulohen detajet e marrëveshjes, ja risia në formacion

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Visent Kompani ësh të trajneri më i ri i Bajern Mynih sipas mediave gjermane. Akordi mes ish-mbrojtësit dhe klubit bavarez është arritur dhe pritet që brenda kësaj jave të vijë edhe zyrtarizimi.

kompani

Bordi është i impresionuar nga filozofia e 38-vjeçarit dhe e shikon si personazhin e duhur që do të ringrejë në nivele të larta ekipin, sikurse sheshimin e pakënaqësive mes lojtarëve. “Sky Sport.de” dhe “Bild” nuk kanë asnjë dyshim se Visent Kompani ka rënë dakord për të marrë “frerët” e klubit më të titullar në Gjermani.

DETAJET – Kompani ka firmosur kontratë 3-vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitin 2027. Nuk ka informacione përsa i takon rrogës. Kohëzgjatja në fjalë bën të kuptosh se shefat e gjigantëve nga Mynihu synojnë bashkëpunim afatgjatë, ndryshe nga sa ndodhi me Tomas Tuhel. Përflitet se tekniku 50- vjeçar i kërkoi rinovim deri në vitin 2026 klubit bavarez, por ky i fundit nuk ra dakort, çka solli edhe largimin e tij.

“I PREFERUARI” – “Bild” thekson se Xhek Grilish është lojtari i parë që Kompani i ka kërkuar skuadrës gjermane të sjellë në kontingjent. Por nëse i referohemi kuotës që Mançester Siti pagoi për ish-lojtarin e Aston Vilës, vështirë se mund të gjendet pikë takimi, vetëm nëse Uli Hënes me shokë hapin “thesin” në merkaton e verës. Pep Guardiola1 i beson “verbërisht” futbollisti me tipare ofensive, madje duke zënë rol të rëndësishëm në kontingjentin e “Qytetarëve”.

Visent Kompani është simpatizant i madh i aftësive të Grilish. Nëse 28-vjeçari anglez zbarkon në “Allianz Arena”, hapësirat për Tomas Myler do të kufizoheshin ndjeshëm. Në rast se operacioni mbyllet me sukses, trinomi Sane-Musiala-Grilish do të përbëjë forcën goditëse pas “pykës” Herri Kejn.

Me rol sulmues i majtë, ndonëse ndryshon segment të fushës në kohë të shkurtër, Grilish e ka djersitur gjatë këtij sezoni plot 36 ndeshje fanellën e Mançesterit, ku ka kontribuar me 3 gola dhe të njëjtën kuotë asistesh, e dhënë jo aq bindëse marrë në konsideratë pretendimet e gjermanëve. Kontrata në “Etihad Stadium” i skadon Xhek në verën e vitit 2027, kurse mediumi ekspert i “Transfermart” e vlerëson kartonin e tij 65 mln euro.

FORMACIONI I MUNDSHEM

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Allegri mund të përfundojë në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.