Pasi zyrtarizoi rinovimet e kontratave të Darmianit, Mikhtarianit dhe Dimarkos, Interi është gati të zyrtarizojë edhe më të shumëpriturin, atë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili pas dëmtimit menjëherë i mori zikaltrit mbi supe, duke i tërhequr zvarrë drejt fitores kundër Veronës.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, kontaktet mes “demit” dhe klubit për zgjatjen e kontratës deri në 2028-ën vazhdojnë, me palët që kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme për shifrat.
Mbyllja përfundimtare mund të arrijë në fund të janarit, por nuk mund të përjashtohet që mund të shkojë përtej kësaj, sepse nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga ana e klubit, që pritet t’i ofrojë 7 milionë euro, plus bonuset 26-vjeçarit.
PANORAMASPORT.AL