Me në fund po bëhet realitet! Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Totenhemin, Harri Kejn do të transferohet në Gjermani, tek Bajerni i Mynihut për 100 milionë euro.
Kane, i shoqëruar nga gruaja e tij, janë filmuar dike u larguar me shpejtësi nga terminali privat i aeroportit për të kompletuar kalimin e tij tek ekipi bavarez.
Harry Kane looks absolutely delighted and slightly bewildered as he is greeted by a throng of reporters, paparazzi and fans at first part of #BayernMunich. Amazing pictures from @Sky_Torben and Sky Germany. More on @SkySportsNews now, with Brad Friedel giving his views. #SSN pic.twitter.com/11mmkT3B06
— Lyall Thomas (@SkySportsLyall) August 11, 2023
Kapiteni i Anglisë e kaloi ditën paksa i nervozuar me pasaportën e tij pasi që udhëtimi i tij u anuluan dy herë derisa Totenhemi dhe Bajern u morën vesh për transferimin e tij. Tani gjithçka duket se ka përfunduar dhe Kejn do ta nisë një periudhë të re në karrierën e tij, duke luajtur në Bundesliga. Lojtari ndodhet në Mynih për të kryer vizitat mjekësore, teksa së shpejti pritet të vijë dhe zyrtarizimi. Për sa i përket akomodimit, Kejn do të jetojë së bashku me familjen e tij, në një vile tipike në zonën Grunuald të Mynihut.
Harry Kane has completed the first part of his Bayern medical [🎥 @MailSport]pic.twitter.com/lgl1PfWwxJ
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) August 11, 2023
PANORAMASPORT.AL