Sunday, 26. April 2026
Sport

Akorde për ne verë, Juventusi transferon yllin e Lacios dhe mbrojtësin që po shkëlqen këtë sezon

GS 02/02/2024 1 Min. Lesezeit

Juventusi nuk ka dashur që të afrojë shumë emra në këtë merkato dimri, për të mos prishur më kot balancat e krijuara në skuadër dhe duke mos pasur as kupat e Europës për të luajtur, grupi aktual, plus Alkarazin mund të mjaftojnë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se bardhezinjtë nuk kanë qenë aktivë në merkato, përkundrazi.

Juventus-01-12-2023-calciotactis-an-min

Siç raporton “TuttoSport”, drejtori Kristiano Xhuntoli ka punuar mirë për perspektivën dhe dy goditje për në verë duken në kasafortë.

I pari mendohet të jetë me shumë mundësi sulmuesi anësor, Felipe Anderson, i cili do të lërë Lacion me parametër zero. Ndërsa emri tjetër është qendërmbrojtësi Rikardo Kalafiori i Bolonjës, 20-vjeçari që ka shpërthyer këtë sezon.

anderson kalafiori

PANORAMASPORT.AL

Teilen: