Eklent Kaçi, kampioni shqiptar në bilardon botërore, do të qëndrojë larg sportit të tij të dashur për një periudhë pak të gjatë kohore.
Shkak është bërë një aksident i rëndë me makinë që ka pësuar ai së fundmi. Ai ka shpjeguar se ka pësuar një aksident me makinë në mal dhe i është nënshtruar një ndërhyrje pas një frakture në krah.
“Aksident me makinë duke bërë “off road” në male. Kam kaluar një ndërhyrje që zgjati 4 orë duke fiksuar kockat dhe lidhur tendonin. I kanë shtuar edhe shufra hekuri. Më duhet të kryej edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale dhe doktorët thanë se krahu do të jetë në rregull.
Nuk do të jem në gjendje që të luaj bilardo për rreth dy muaj, uroj të kem krahun përsëri në rregull dhe në gjendje të mirë. Faleminderit Zotit që nuk shkoi më keq”, shkruante Kaçi në postimin e tij./ h.ll/abcnews.al