Sunday, 15. November 2026
Sport

Aksident tragjik në Thumanë–Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

GS 14/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, pranë zonës së Luzit.

Viktima, Paulin Filopati, nga Mirdita, po kalonte rrugën kur është përplasur nga një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Fatmirësisht, bashkëshortja e tij, e cila ndodhej pranë tij në momentin e aksidentit, ka shpëtuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10. Drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari F. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 14:10, në aksin rrugor ‘Fushë-Krujë–Thumanë’, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

/rtsh.al/

Teilen: