Saturday, 9. May 2026
Futboll

“Akt pabesie”, te Real Madrid gjejnë spiunin që nxorri informacionet për përleshjet mes lojtarëve

GS 09/05/2026 1 Min. Lesezeit

Java e fundit ka qenë shumë e tensionuar te Real Madrid, pasi dy nga lojtarët kryesorë të ekipit, u përleshën mes tyre. Bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, ky i fundit përfundoi madje në spital.

Ky nuk është rasti i parë që dy lojtarë të Real Madrid zihen mes tyre. Pak kohë më parë, e njëjta situatë ndodhi ems dy mbrojtësve Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras. Përveç problemeve të shumta, te Real Madrid janë shqetësuar për rrjedhjen e informacionit brenda klubit. Në konferencën e fundit për shtyp, Alvaro Arbeloa e quajti këtë akt pabesie.

“E përsëris, sepse ndoshta nuk isha mjaftueshëm i qartë: rrjedhja e informacionit rreth asaj që ndodh në dhomën e zhveshjes është si tradhtia e Real Madridit. Është një stemë. Është një akt pabesie”, tha Arbeloa.

Sipas El Pais, disa të dyshuar janë identifikuar tashmë brenda ekipit. Rrjedhjet e informacionit dyshohen se mund të kenë ardhur nga një punonjës i klubit.

Teilen: