• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akti i parë i së vërtetës, Partizani sfidon Astana në transfertë për Conference League

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani sfidon Astana këtë të enjte, në aktin e parë të play-off të Conference League. Kampionët e Shqipërisë synojnë që të kthehen në atdhe me një rezultat pozitiv që javën e ardhshme të festojnë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League. Një moment shumë i rëndësishëm për “Demat’ që do të fokusohen totalisht tek dy ndeshjet e Europës, teksa dhe sfida e parë e kampionatit me Teutën u shty për shkak të angazhimit të tyre në Europë.

Të kuqtë kanë përballë një kundërshtar me eksperiencë, megjithatë kanë shumë besim se skuadra është rritur ndeshje pas ndeshje dhe ndaj Astanës do të luajnë shanset e tyre, për t’u bërë pas Skënderbeut e dyta skuadër nga Shqipëria që shkon në fazën e grupeve të një kompeticioni të UEFA-s.

Trajneri Zekic nuk ka qenë i qetë me dëmtimet, teksa në anën tjetër skuadra ka udhëtuar për shumë orë deri në Kazakistan. Megjithatë, optimizmi është i madh se do të merret një rezulat pozitiv, që në Elbasan Arena me 31 gusht të shpërthejë festa e kuqe, për realizimin e një objektivi historik të “Demave”. Sfida mes Astanës dhe Partizanit është programuar të luhet të enjten duke nisur nga ora 16:00./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Te Roma nuk kanë kohë për të humbur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.