Saturday, 28. March 2026
Sport

Aktivizohet opsioni i blerjes së detyrueshme nga Dortmundi, City arkëton 30 milionë

GS 10/10/2024 2 Min. Lesezeit

Yan Couto është tashmë lojtar i Borussias së Dortmundit me të gjitha efektet. Për klubin verdhezi aktivizohet opsioni i blerjes së detyrueshme prej 30 milionë eurosh, thekson gazetari italian, Fabrizio Romano.

Mbrojtësi ka një rol kryesor në formacionin e Nuri Sahin. Ai po bind trajnerin e tij dhe po fiton pak nga pak një vend në njëmbëdhjetëshen startuese.

Couto ka luajtur shtatë ndeshje të plota që nga fillimi i sezonit (331 minuta), të mjaftueshme të aktivizuar opsionin e blerjes së detyrueshme.

Ai i thotë lamtumirë Manchester City-t, pa luajtur asnjë minutë në një ndeshje zyrtare.

City Group i bleu shërbimet e tij në korrik 2020, në këmbim të rreth gjashtë milionë eurove, nga Coritiba, Brazil. Fillimisht, ai iu bashkua skuadrës së Pep Guardiolës, por mungesa e përvojës së tij në Evropë bëri që ta huazonin në një nga ekipet e tyre satelitore: Girona.

Manchester City shqyrtoi opsionet dhe më në fund vendosi ta huazonte sërish, me një opsion blerjeje, te Borussia e Dortmundit. Një destinacion ideal për të zhvilluar talentin. Mjafton të përmendet raste si Bellingham, Haaland ose Jadon Sancho. 22-vjeçari po hyn më shpesh në dinamikën e ekipit të tij.

Teilen: