Friday, 15. May 2026
Sport

Akuza e ish-lojtarit të Turqisë: Pirlo lejonte lojtarët italianë të pinin duhan, e bënin edhe në pushim të ndeshjes

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kolin Kazim-Riçards, ish-futbollisti i kombëtares turke, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante rreth periudhës së tij te skuadra e Fatih Karagumruk.

pirlo ricards

Ai ka treguar se Andrea Pirlo, tashmë trajner i Sampdorias, u kishte dhënë leje futbollistëve italianë që të pinin duhan qetësisht.

“Duhani? Po. Kishim shumë italianë që pinin duhan. Vitin e kaluar, me Pirlon trajner, kishin leje që të pinin duhan. Dhe disa futbollistë pinin vazhdimisht cigare. Edhe në pushimin e ndeshjes, ndërsa Pirlo fliste, i shihje të pinin cigare…. Është tërësisht e ndryshme, mund ta bëje qetësisht”, tha ai.

Pirlo kishte futbollistët Viviano, Biraski, Bertolaçi, Riçi dhe Borini nën urdhrat e tij te Karagumruk, teksa dy të fundit i ka marrë me vete te Sampdoria.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: