Për të dytin vit radhazi, McLaren është kritikuar ashpër në Monza për rregullat brenda skuadrës. Këtë të dielë, urdhërat nga skuadra bënë që Lando Norris të parakalojë Oscar Piastri në pistë pa dueluar, duke shkëmbyer pozicionet mes tyre pas një gabimi që mekanikët bënë me britanikun.
Ky veprim është kritikuar nga të gjithë, përfshi edhe Bernie Ecclestone, ish-pronarin e Formula 1, i cili kritikoi ashpër vendimin e Andrea Stella: “Nuk do të kisha ndryshuar pozicionet e pilotëve”.
“Ata flasin vazhdimisht për drejtësi, por a është e drejtë të ndëshkohet Piastri për një gabim të bërë nga ekipi? Jo!” të krijohet përshtypja se McLaren preferon Norris si kampion bote për pilotë dhe jo Piastri”, tha Ecclestone.
“Gabimet, si ndalesat e ngadalta në bokse ose dëmtimi i motorit, janë bërë më të rralla, por ato janë pjesë e sportit të Formula 1. Vendimi i tyre është i dyshimtë, pilotët nuk duhej të ndryshonin pozicionet”, deklaroi Ecclestone.