• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuza të rënda nga menaxheri i Mane: Fyerje raciste ndaj tij nga lojtari i Bajernit, klubi e mbuloi. Gjermanët nuk e duronin që…

06/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sadio Mane është cilësuar një nga dështimet më të mëdha në historinë e Bajern Mynih. Por sipas menaxherit të tij. Bakari Cise, nuk ishte faji i futbollistit, pasi gjithçka erdhi si rrjedhojë e mënyrës se si u trajtua në klubin gjerman.

mane sane

Mane u transferua te Al Nasr pak ditë më parë, teksa tani, Cise u shpreh publikisht për një nga ngjarjet më të bujshme të qëndrimit njëvjeçar të Mane në Gjermani, zënkën ku ai goditi me grusht Leroi Sane pas humbjes ndaj Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve. I pyetur nëse ishte e vërtete që Sane kishte thënë fraza me përmbajtje raciste ndaj Mane dhe Bajerni e kishte mbuluar, menaxheri konfirmoi gjithçka.

“Po, e vërtetë. Nuk mund të futem në detaje. Ndaj them se nga ana e Bajernit kishte mosmirënjohje, është çmenduri. Sane kaloi limitet, shumë gjëra të gabuara u thanë për atë që ndodhi. Shumë gjëra të ndyra dolën në shtypin gjerman. Ata u rreshtuan përkrah Sane kundër Sadio, thanë edhe se ishte ndëshkuar me 500 mijë euro gjobë, por kjo është gënjeshtër.

Sane i kërkoi falje pas incidentit. Pse? Sepse e dinte që ishte ai që kishte bërë gabim. I telefonoi disa lojtarëve dhe u tha që i kushte dërguar mesazh Mane dhe duhej t’i thoshin që t’i përgjigjej. Sadio iu përgjigj dhe e pranoi ndjesën e tij”, tha ai për mediat franceze, teksa më pas sulmoi Bajenrin dhe lojtarët gjermanë.

“Nuk ishte vendim futbollistik ai për ta shitur. Rroga e Sadio i bezdiste gjermanët, nuk e kuptonin se si një afrikan i bashkohej skuadrës dhe bëhej ai që fitonte më shumë, ndaj u munduan që ta hiqnin qafe. Sadio nuk ka se çfarë t’u vërtetojë gjermanëve. Ai nuk u bë lojtari që është falë Bajernit, por falë Liverpulit. Te Bajerni ishin mosmirënjohës. Ata po i paguanin një afrikani shumë para dhe kjo situatë i dhembte atyre”, tha menaxheri i sulmuesit senegalez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Athletico Paranaense i kumton lajmin e keq Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.