• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzat nga Federata Angleze, trajneri Howe: Tonali po vuan shumë!

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sandro Tonali vijon të jetë i pezulluar për shkak të vendosjes së basteve në mënyrë ilegale, teksa mund të rikthehet në fushë vetëm në sezonin e ardhshëm.

Por, masa e pezullimit mund të shtohet më tepër teksa Federata Angleze e Futbollit ka ngritur akuza me pretendimin se italiani ka luajtur baste edhe në momentin kur është transferuar në Premier League te Nescastle.

Së fundmi, rreth situatës së Sandro Tonalit, foli trajneri i Newcastle, Eddie Howe. Ky i fundit theksoi se mesfushori po vuan shumë dhe shtoi se shpreson që dënimi të mos i shtohet.

“Tonali e ka vuajtur shumë këtë periudhë që ka qenë i pezulluar, ka kërkuar ndihmë pasi ishin ditë të vështira.

Akuzat nga ana e Federatës tregojnë se sëmundja e tij ka vazhduar edhe në momentin që është transferuar në Angli.

Njerëzit duhet ta trajtojnë pikërisht në këtë formë, si një sëmundje, dhe të mos ia shtojnë më tepër peshën e fajit. Mua do të më vinte shumë keq nëse dënimi i tij do të zgjatej edhe më shumë”, u shpreh Howe.

Next Post

Ky mund të jetë pasuesi i Kloopit te Liverpooli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.