• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzat për korrupsion, Blater dhe Platini shpallen të pafajshëm

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, dhe ikona e futbollit francez, Mishel Platini, janë pastruar nga akuzat e korrupsionit në lidhje me mashtrimin dhe korrupsionin, ndërsa ishin në krye të organeve qeverisëse të futbollit, FIFA dhe UEFA.221109082328-sepp-blatter-world-cup-fifa-qatar-spt-intl

Një gjykatë apeli në Mutenz, pranë Bazelit në Zvicër, vendosi të martën për rrëzimin e akuzave ndaj tyre për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane që Blater i bëri Platinisë në vitin 2011. Që të dy i kishin mohuar me forcë akuzat. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzën e mashtrimit në vitin 2022, por vendimi u apelua nga prokurorët federalë zviceranë. Çështja ndaj tyre u hap në vitin 2015, kur FIFA u vendos në shënjestër nga akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit, të cilat kulmuan me bastisjen e zyrave në Zyrih.

Skandali, më i madhi në historinë e futbollit, përfshinte marrëveshje të fshehta ndërmjet zyrtarëve të organeve drejtuese dhe drejtuesve të marketingut sportiv, me mashtrime, ryshfet dhe pastrim parash. Kjo e detyroi Blaterin që të jepte dorëheqjen dhe u dha fund shpresave të Platinisë për ta pasuar atë në krye të FIFA-s. Prokurorët zviceranë akuzuan më pas Blaterin, tani 89 vjeç, dhe Platinin, 69 vjeç, se kishin mashtruar FIFA-n lidhur me pagesën ndaj Platinisë, duke pretenduar falsifikim dhe mashtrim.

Të dy drejtuesit argumentuan se transferimi i shifrës ishte një pagesë e vonuar për punën si këshilltar që Platini, i cili më parë kishte shërbyer si president UEFA-s, kishte bërë për FIFA-n. Në dëshminë e tij në gjyqin e parë, Blater tha se i kishte kërkuar Platinisë që të punonte si këshilltar i tij në vitin 1998. Ai shtoi se, në atë kohë, FIFA nuk mund të përballonte tarifën vjetore prej 1 milion frangash zvicerane të kërkuar nga Platini. Në vend të kësaj, ata ranë dakord për të paguar një këst prej 300,000 frangash, me pjesën tjetër që do të paguhej më vonë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

De Rossi: Besoj se mungojnë 6-8 orë futboll në rrugë çdo javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.