• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzë për punonjësin e Kombëtares, mediat gjermane: Supervizori “kuqezi” sulmoi seksualisht një vajzë

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndodhur apo jo?

Kjo është pyetja ndërsa disa gazeta gjermane publikojnë akuza të rënda për një punonjës të Kombëtares shqiptare.

Nuk jepet identiteti I personit të akuzuar, por të përditshme si “Hellweger Anzeiger”, “Bild” apo media “Antenne Unna” shkruajnë se një supervizor i ekipit “kuqezi” ka ngacmuar dhe madje ka përdhunuar një vajzë në qendrën stërvitore në Kaizerau pranë Dortmundit.

Mediat nga Gjermania shkruajnë vetëm se ky punonjës është 26-vjeçar dhe vajza që dyshohet se ka pësuar dhunën seksuale është vetëm 18 vjeç, po sipas tyre, prokuroria në Dortmund ka hapur hetimet pas denoncimit të vajzës.

Ngjarja, nëse i referohej gazetave, duhet të ketë ndodhur në orën 19:30 të 23 qershorit, në prag të ndeshjes së fundit në grupin B në Euro 2024, ndaj Spanjës, gjithsesi, besohet se personi që akuzohet u kthye në Shqipëri bashkë me Kombëtaren dhe delegacionin “kuqezi” në 25 qershor, një ditë pas sfidës ndaj spanjollëve.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë hetimit të prokurorisë gjermane, dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet. /i.m /abcnews.al

Next Post

Holandë-Angli/ 'Muri i verdhë' i Dortmundit do të ngjyroset portokalli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.