• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzohet për përfshirjen në baste, bastiset banesa e ‘yllit’ të skuadrës së njohur

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Idhulli i skuadrës braziliane Flamengo përfundon i akuzuar nga drejtësia.

 Pas Lucas Paquetà, Brazili rikthehet për t’u marrë me bastet e futbollit: Shtëpia e anësorit Bruno Henriques u kontrollua mëngjesin e sotëm nga Policia Federale me urdhër të Ministrisë Publike të Rio de Zhaneiros.

Ka dyshime se sulmuesi ka marrë me dashje një karton të verdhë gjatë një ndeshjeje për të favorizuar një grup bastexhinjshë, mes të cilëve edhe disa të afërm të tij.

Ndeshja në fjalë u luajt një vit më parë, më 1 nëntor 2023: Flamengo u përball me Santosin në Brasileirao dhe lojtari kishte protestuar shumë ashpër ndaj arbitrit, duke marrë një karton të verdhë të pashmangshëm.

Çështja u hap pasi tri kompani bastesh sportive raportuan një rrjedhë anormale dhe të pashpjegueshme bastesh për kartonin e verdhë të 33-vjeçarit në minutat e fundit.

Sipas medieve vendase, në parim Drejtësia nuk ka ndërmend ta arrestojë, por po heton edhe një pjesë të madhe të familjes së tij, pasi njerëzit e afërt të tij investuan dhe fituan shumë para në këtë rast.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një kompjuter dhe një celular; Flamengo deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje dhe prania e tij në ndeshjen e radhës në kampionat, kundër Cruzeiros, është në dyshim.

Next Post

Asllani gati për Arsenalin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.